Bota

Ministri izraelit kërcënon Hamasin: Nëse pengjet e marra nuk lirohen deri në muajin e Ramazanit do të fillojmë një operacion ushtarak në Rafah

Hamasi ka një zgjedhje ata mund të dorëzohen, të lirojnë pengjet dhe qytetarët e Gazës do të jenë në gjendje të festojnë festën e shenjtë të Ramazanit, tha ministri.

19 Shkurt 2024, 17:24 Nga S.N

 

Ministri izraelit kërcënon Hamasin: Nëse pengjet e marra nuk
Benny Gantz

 

IZRAEL- Izraeli ka parlajmëruar se do të zgjerojë opeacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk kthehen deri në fillim të muajit të Ramazantit, shkruajnë mediat e huaja.

“Bota duhet ta dijë dhe liderët e Hamasit duhet ta dinë  nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi, luftimet do të vazhdojnë në zonën e Rafahut.Ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë të koordinuar, duke lehtësuar evakuimin e civilëve në dialog me partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë për të minimizuar viktimat civile”, tha Ministri i Kabinetit të Luftës Benny Gantz.

“Atyre që thonë se çmimi është shumë i lartë, unë ua them këtë shumë qartë: Hamasi ka një zgjedhje ata mund të dorëzohen, të lirojnë pengjet dhe qytetarët e Gazës do të jenë në gjendje të festojnë festën e shenjtë të Ramazanit",shtoi ministri.

Në propozimin e tij të fundit, Hamasi ka kërkuar tërheqjen graduale të trupave izraelite nga enklava dhe një fund të përhershëm të luftës, si dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në Izrael, përfshirë ata që vuajnë dënimin e përjetshëm si pjesë e çdo marrëveshjeje pengjesh. Ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përshkruar propozimin e Hamasit si “iluzion”.

Muaji i shenjtë i myslimanëve pritet të fillojë në datën 10 ose 11 mars. Sa i përket 130 pengjeve izraelitë të marra nga Hamasi, Izraeli beson se 101 prej tyre janë gjallë ndërsa 29 kanë vdekur. Kundërpërgjigjia e Izraelit ndaj Hamasit pas sulmit të 7 tetorit ka vrarë më shumë se 29 mijë njerëz dhe ka plagosur 68 mijë.

izrael rafah

Sondazh

Poll