Bota

Organizata Houthi nuk ndalen/ Sulmohet me raketa një anije me flamur grek në Gjirin e Adenit

Anija ishte duke transportuar drithëra nga Argjentina në Jemen.

19 Shkurt 2024, 16:53 Nga S.N
Organizata Houthi nuk ndalen/ Sulmohet me raketa një anije me flamur grek
Foto Ilustrim

JEMEN- Një anije me flamur grek është sulmuar ditën e sotme teksa lundronte në Gjirin e Adenit në Jemen. Anija ishte duke transportuar drithëra nga Argjentina në Jemen.

Anija nuk u godit pasi raketat përfunduan në det, i vetmi dëmtim që pësoi ishte thyerja e një xhami. Anija kishte 5 grekë në bord dhe 18 anëtarë të ekupazhit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa një tjetër anije u sulmua me raketa ditën e sotme. Anija e sulmuar e cila ishte nga Mbretëria e Bashkuar rrezikonte të mbytej në det. Që prej nëntorit grupi i rebelëve Huthi i mbështetur nga Irani po sulmon vazhdimisht anijet që kalojnë në Detin e Kuq. Këto sulme vijnë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza, pasi Houthit po solidarizohen duke mbështetur Gazën.

Pak ditë më parë Bashkimi Europian firmosi një marrëveshje sigurie për tu angazhuar në Detin e Kuq e për të mbrojtur anijet nga sulmet e Houthive. Në Detin e Kuq kalojnë anije të shumta mallrash dhe kjo ka bërë që kompanitë tregëtare të ulin transportet që kalojnë prej andej.

jemen huthi anije dei i kuq

Sondazh

Poll