Bota

Vdekja e Alexei Navalny, reagon Trump: Jemi komb në rënie, komb i dështuar!

Trump u shpreh se vdekja e Navalyt e ka bërë më të ndërgjegjshëm për ato që po ndodh në SHBA.

19 Shkurt 2024, 16:23 Nga N.F
Vdekja e Alexei Navalny, reagon Trump: Jemi komb në rënie, komb i
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar vdekjen e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Trump u shpreh se vdekja e Navalyt e ka bërë më të ndërgjegjshëm për ato që po ndodh në SHBA.

"Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë më të ndërgjegjshëm për atë që po ndodh në vendin tonë," shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale që duket se e lidh vdekjen e aktivistit rus me problemet politike.

“Është një marshim i ngadaltë dhe i qëndrueshëm me politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të KORRUPStuar radikalë të majtë që na çojnë në një rrugë shkatërrimi. Kufijtë e hapur, zgjedhjet e manipuluara dhe vendimet tepër të padrejta të gjykatave po rrënojnë AMERIKËN. JEMI KOMB NË RËNIM, KOMB I DËSHTUAR! MAGA 2024," shkruan Trump.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë (2017-2021), Trump shprehu admirim për Putinin. Javën e kaluar, ai sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të mos mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen kundër një pushtimi të mundshëm rus.

donald trump alexei navalny

Sondazh

Poll