Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Spanjë/ Zbulohet një plantacion droge, në pranga dy shqiptarë

Pas disa hetimeve ata konfirmuan ekzistencën e një plantacioni të vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë, duke zbuluar 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara me vakum dhe gati per shitje.

19 Shkurt 2024, 13:51 Nga r.ll
Goditet grupi kriminal në Spanjë/ Zbulohet një plantacion droge,
foto nga operacioni

SPANJË- Agjentët e Gardës Civile, kanë zhvilluar një operacion policor të koduar "Lomas", në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal i dedikuar kultivimit të marijuanës në Alhaurin el Grande. Hetimi filloi në vitin 2023 kur agjentët u lajmëruan për ekzistencën e një grupi personash me origjinë shqiptare që kultivonin marijuanë brenda një ferme të madhe në qytet.

Kështu, pas disa hetimeve ata konfirmuan ekzistencën e një plantacioni të vendosur në dy banesa të ndryshme brenda së njëjtës pronë, duke zbuluar 795 bimë të mëdha marijuane, si dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të së njëjtës lëndë, të paketuara me vakum dhe gati per shitje.

Plantacioni, i cili ishte i lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik, kishte një instalim të madh dhe të sofistikuar, ku vetëm llambat e përdorura vlerësoheshin në më shumë se 20,000 euro. Po kështu, në kontrollin e kryer u arrestuan 2 persona me origjinë shqiptare dhe më pas u arrestua një i tretë me origjinë çeke, i përfshirë në ngjarje. Konkretisht, ata janë arrestuar për veprat penale të anëtarësimit në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Të arrestuarit janë vënë në dispozicion të organit gjyqësor, i cili ka urdhëruar arrestimin me burg për dy prej tyre.

spanje shqiptare te arrestuar

Sondazh

Poll