Bota

Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për Shën Valentin!

Kjo, falë disa planifikimeve që burri nga Kalifornia kishte bërë përpara vdekjes së tij.John u shua në vitin 2017, por çdo 14 shkurt që nga ajo kohë, gruaja e tij, Diana, merr një buqetë me lule të kuqe dhe të bardha në pragun e saj me një kartolinë.

16 Shkurt 2024, 20:33 Nga h.k
Vdiq 7 vjet më parë, ende i dërgon lule të shoqes për
Foto ilustruese

KANADA-John Maver ndërroi jetë 7 vjet më parë, e megjithatë e veja e tij vazhdon të marrë që prej atëherë një buqetë me lule çdo ditë të Shën Valentinit.

Kjo, falë disa planifikimeve që burri nga Kalifornia kishte bërë përpara vdekjes së tij.John u shua në vitin 2017, por çdo 14 shkurt që nga ajo kohë, gruaja e tij, Diana, merr një buqetë me lule të kuqe dhe të bardha në pragun e saj me një kartolinë.

Kjo është mënyra e tij për t`i shprehur dashurinë e cila i shoqëroi gjithmonë që prej ditës që u takuan për herë të parë si adoleshentë që jetonin në Ontario, Kanada.

Kur u ktheva në Ontario, takova John përmes kushëririt tim.Sharmi dhe karizma e tij janë arsyeja pse u dashurova menjëherë me të.”- tha Diana. Vajza e tyre shtoi me bindje se kjo është vetëm një mënyrë për të dëshmuar se “dashuria mund të ekzistojë përmes jetës dhe vdekjes”.

 

i fal ende lule per shen valentin

Sondazh

Poll