Sport

E veja e Sinisa Mihajlovic, zbulon "gjestin e jashtëzakonshëm" të Bologna-s, pas vdekjes së bashkëshortit…

Ish-trajneri dhe ndërkombëtari serb ndërroi jetë nga leucemia në moshën 53-vjeçare, më 16 dhjetor 2022.

16 Shkurt 2024, 14:30 Nga DOSJA

E veja e Sinisa Mihajlovic, zbulon "gjestin e

ITALI - Arianna Rapaccioni, e veja e Sinisa Mihajlovic, ish-trajnerit dhe ndërkombëtari serb, i cili vdiq nga leucemia në moshën 53-vjeçare, më 16 dhjetor 2022, vlerësoi qëndrimin e Bolognës, e cila vazhdoi t'i paguante rrogën ish-trajnerit, edhe pas largimit të tij nga jeta deri në përfundim të kontratës (qershor 2023).

“Bologna e nderoi burrin tim dhe e pagoi pagën e tij deri në fund. Një gjest i jashtëzakonshëm që më dha njëfarë sigurie në një moment kaq konfuzioni”,- filloi ajo të tregojë në një intervistë për “Il Messaggero”, në prag të duelit mes Lazios dhe Bolognës, dy klube ku ka luajtur Sinisa Mihajlovic.

“Është loja e Sinisës. Po kthehem në stadium dhe po i afrohem futbollit nga i cili u largova. Fëmijët e mi tani kujdesen edhe për futbollin dhe janë tifozë të zjarrtë të Lazios. Bolonga është një qytet i veçantë, që ka hyrë në zemrat tona edhe para sëmundjes. Javët në spital, vuajtjet në qendrën stërvitore... E gjithë kjo u nda me njerëz të mrekullueshëm. Por edhe tifozët e Lazios janë të veçantë. Ata e donin edhe Sinisën. Janë dy ambiente të veçanta”,- shtoi ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll