Sport

Simone Inzaghi, në klubin “Mister 100” ulur në pankinën e Interit…

Ndeshja e sotme kundër Salernitanës është një sfidë e veçantë për trajnerin e Interit Simone Inzaghi, pasi do të jetë ndeshja e 100-të në kampionat në krye të stolit zikaltër

16 Shkurt 2024, 12:00 Nga DOSJA

Simone Inzaghi, në klubin “Mister 100” ulur në

ITALI - Simone Inzaghi do t'i bashkohet klubit të trajnerëve që kanë drejtuar mbi 100 ndeshje skuadrën zikaltër. Një listë, në krye të së cilës është Helenio Herrera dhe ku përfshihen edhe emra si Giovanni Trapattoni, apo Roberto Mancini.

Gjatë aventurës së tij në krye të Interit, trajneri ka koleksionuar këto statistika në kampionat: 67 fitore, 15 barazime dhe 17 humbje, 210 gola të shënuar dhe 86 gola të pësuar nga skuadra e tij.

Aktualisht Interi kryeson i vetëm renditjen e Serie A dhe një sukses i mundshëm përballë Salernitanës së vendit të fundit, do të çonte në +10 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt (Juventus).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll