Sport

Jürgen Klinsmann u shkarkua si trajner i Koresë së Jugut…

Gjermani Jürgen Klinsmann u shkarkua nga detyra e trajnerit të Koresë së Jugut të premten.

16 Shkurt 2024, 11:30 Nga DOSJA

Jürgen Klinsmann u shkarkua si trajner i Koresë së Jugut…

KOREJA E JUGUT - Është shkarkuar trajneri i Koresë së Jugut, Jürgen Klinsmann, njoftoi këtë të premte Federata Koreane e Futbollit, pas eliminimit të kombëtares në gjysmëfinale të Kupës së Azisë ndaj Jordanisë (0-2), më 6 shkurt.

“AKF-ja ka vendosur të ndryshojë trajnerin e kombëtares pas shqyrtimit të kujdesshëm”,- tha presidenti i KFA, Chung Mong-gyu në një konferencë për shtyp.

Lideri i Koresë së Jugut ka qenë veçanërisht i ashpër ndaj gjermanit, i cili ka nisur detyrën që nga 27 shkurt 2023: “Ai nuk ka arritur të demonstrojë aftësitë e menaxhimit dhe lidershipin që priten nga një trajner kombëtar në fusha që variojnë nga taktika, menaxhimi i personelit te qëndrimi i punës dhe të tjera fusha të nevojshme për konkurrencën e ekipit”.

Sipas zotit Chung: “Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e Klinsmann si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë.” Një trajner i ri do të emërohet së shpejti në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026.

Rivalitetet e brendshme mes lojtarëve

Kur u njoftua largimi i tij, Jürgen Klinsmann (59), i cili më parë ishte trajner i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, shpjegoi se misioni i tij në Korenë e Jugut kishte qenë "një udhëtim i jashtëzakonshëm" dhe falënderoi lojtarët e tij në një mesazh në rrjetet sociale.

Ai paguan për cilësinë e dobët të paraqitjeve të ekipit të tij gjatë Kupës së fundit të Azisë si dhe për rivalitetet e brendshme. Veçanërisht mungesa e disiplinës midis lojtarëve të rinj dhe përplasja midis lojtarit të Paris-SG, Lee Kang-in dhe yllit të Tottenhamit, Son Heung-min, i cili lëndoi një gisht gjatë incidentit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll