Art&Argëtim

Vizatimi në letrën e North tërboi fansat, Kim Kardashian kritikohet pas postimit në mediat sociale

Në letër, North kishte shkruar disa gjëra për të cilat ishte mirënjohëse atë ditë.

15 Shkurt 2024, 16:31 Nga S.B
Vizatimi në letrën e North tërboi fansat, Kim Kardashian
Kim dhe North

SHBA- Themeluesja e njohur Kim Kardashian 'kaloi limitet' me postimin e fundit në TikTok ku vajza e saj North west, 10 vjeç, pikturoi një foto të zhveshur të njerkës Bianca Censori. Kardashian është kritikuar nga fansat për prindërimin e saj shpesh. Kim ndau një foto të fletores së vajzës së saj dhe kjo tërboi fansat.

Në letër, North kishte shkruar disa gjëra për të cilat ishte mirënjohëse atë ditë. North renditi disa gjëra në lidhje me albumin e ri të babait të saj, duke përfshirë një nga këngët e tij, Carnival. Kanye publikoi albumin Vultures I të shtunën pasi u shty disa muaj. Pas listës së North, ajo vizatoi interpretimin e saj të kopertinës së albumit. Mbi të, ajo vizatoi njerkën e saj Bianca përballë murit krejtësisht të zhveshur. Fansat menduan se vizatimi i saj ishte krejtësisht i papërshtatshëm dhe u mblodhën në Reddit për të diskutuar mendimet e tyre.

Vizatimi në letrën e North tërboi fansat, Kim Kardashian
foto nga postimi

Letra kishte këtë përmbajtje: Jam mirënjohëse për albumin Vultures sepse është jashtëzakonisht shumë i mirë. Jam gjithashtu mirënjohëse shkabave të zëza sepse nëse ato nuk do ishin gjallë,  ky album i mrekullueshëm nuk do të dilte. Si përfundim jam  mirënjohëse për këngën Carnival.

“O Zot”, e titulluan fansat postimin me një emoji duke qarë.

kim kardashian north west

Sondazh

Poll