Bota

"Lajçak me standarde të dyfishta", Kamberi: Takon serbët e Kosovës, nuk konsideron kërkesat për takim me shqiptarët në Serbi

Kamberi ka thënë se derisa Lajçak po takon serbët e Kosovës dhe po ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së deputetit për takim në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.

15 Shkurt 2024, 14:43 Nga M.B
"Lajçak me standarde të dyfishta", Kamberi: Takon
Miroslav Lajçak dhe Shaip Kamberi

SERBIA- Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka akuzuar të dërgurin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për standarde të dyfishta. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kamberi ka thënë se derisa Lajçak po takon serbët e Kosovës dhe po ai nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së deputetit për takim në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve në Serbi.

Kamberi ka shtuar se ka kërkuar vazhdimisht takim me të dërguarin e BE në mënyrë që të diskutojnë për çështjet e diskriminimit dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.

“Përderisa Lajçak takohet me serbët e Kosovës, unë si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht takim për të diskutuar për çështjet e diskriminimit, nga dezintegrimi e deri pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi. Për fat të keq, nuk ka pasur përgjigje pozitive nga Lajçak apo ekipi i tij. Standarde të dyfishta nga Përfaqësuesi Special i BE-së”, ka shkruar Kamberi.

miroslav lajçak shaip kamberi

Sondazh

Poll