Politike

‘Na gënjyen me 130 milionë lekë’/ Braçe i kthehet Lindita Protoduarit: Basha është parelli i madh, t’jua paguajë nj

12 Nëntor 2019, 17:31 Nga DOSJA
‘Na gënjyen me 130 milionë lekë’/ Braçe i

TIRANË– Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e IKMT-së për prishjen e banesave në zonën e Astirit.

Me anë të një statusi, Braçe shkruan se vetëm për 8 objekte në lotin e parë janë paguar plot 1.2 milionë dollarë dhe ende priten të jepen për 15 banesa të tjera.

Ky LYLZIM BASHA që është parelli i madh shumë, patjetër, t’ua paguajë një shtëpi saç është shtëpia e luksit në bllokun e vilave ku merr frymë! Por nga lekët e tija ama, nga lekët e tij!,”-shkruan ndër të tjera zv.kryeministri.

 

 

#PARATEEASTIRIT 130 MILION LEKE TALLJE? 10 MILION DOLLARE TALLJE? A i dini numrat apo jo? Vetem per 8 objekte ne #Loti1, jane paguar e marre: 148 MILION LEKE/1.2 MILION DOLLARE! Per 15 objekte te tjera tek #Loti1, jane ndare parate e jane gati: 360 MILION LEKE/3.4 MILION DOLLARE! Bejini vete llogarite! Kjo vec tallje nuk mund te jete! Ky LYLZIM BASHA qe eshte parelli i madh shume, patjeter, tua paguaje nje shtepi sac shtepia e luksit ne bllokun e vilave ku merr fryme! Por nga leket e tija ama, nga leket e tij!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Gjatë kulmi të aksioneve të sotme në Astir, Lindita Protoduari, mamaja e Dorian Protoduarit, një nga banoret e zonës së Unazës së Re dhe një nga organizatoret e protestës së Astirit ka deklaruar se ka marrë dëmshpërblim nga shteti. Në një video të publikuar nga “ABC Neës”, banorja e kësaj zone dëgjohet të thotë që ka marrë 130 milionë lekë dëmshpërblim për banesën e saj, por që më pas shton se shteti po tallet me të.

Ditën e sotme IKMT-ja ka shembur të gjitha banesat e planifikuara në Astir. Gjatë aksionit ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, duke sjellë edhe dhjetëra të lënduar e të shoqëruar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 130 mln leke demshperblim erion brace lindita protoduari përplasjet e astirit 12 nëntor 130 mln leke demshperblim erion brace lindita protoduari përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll