Politike

Takimi i ambasadorëve me Bashën, Moses Ones: Nuk kam komente, ishte privat

12 Nëntor 2019, 15:58 Nga DOSJA
Takimi i ambasadorëve me Bashën, Moses Ones: Nuk kam komente, ishte

TIRANË- Ambasadori i BE, ai i Gjermanisë, Britanisë dhe e ngarkuara me punë e SHBA, shkuan sot në zyrën e Lulzim Bashës ku zhvilluan një takim disa minutësh në lidhje me situatën politike në vend.

Takimi i ambasadorëve me kreun e opozitës ka qenë i paracaktuar dhe diskutimet kanë qenë të shumta.

Pas takimit diplomatët nuk preferuan të flasin për mediat, e pyetur nga gazetarët e ngarkuara me punë e ShBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën. “Takimi ishte privat, nuk kam komente”, tha Moses Ones.

Në fokus të takimit ishte Reforma Zgjedhore, për të cilën në PD, që prej një muaji është ngritur një grup pune dhe ka kërkuar konsulencën e ndërkombëtarëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike leyla moses-ones leyla moses-ones

Sondazh

Poll