Politike

Përplasjet në Astir, Vasili shkon të Trauma: S’më lënë të hyj, po fshihet numri i të plagosurve (VD)

12 Nëntor 2019, 13:00 Nga DOSJA
Përplasjet në Astir, Vasili shkon të Trauma: S’më

TIRANË– Ish-kryetari i grupit pralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas përplasjeve që banorët e Astirit patën me efektivët gjatë aksionit të ditës së sotme.

Vasili ndodhej në spitalin e Traumës ku dhe vizitoi banorët e lënduar dhe u shpreh se e ndaluan të futej në vendin që ka shërbyer gjithë jetën e tij.

Ish-kreu i grupit parmalemtar theksoi se po fshihet numri i të lëdnuarve pasi banorë të plagosur janë shumë më tepër seç deklarohen.

Janë dhunuar se mbrojtën pronën e tyre. Kërkojani qeverisë që fsheh shifrat. Nuk janë unë për shifrat, ka për detyrë ti fshehë qeveria. Më ndaluan dhe më penguan të hyj në spitalet ku kam shërbyer përgjatë gjithë jetës sime. Është hera e parë dhe më treguan rregullat ca sharlatanë.

Çdo gjë të fshihet. Të moshuar mbi 74 vjeç janë goditur me grushte. Një situatë të tillë nuk është parë. Kjo grabitje është tek pragu i derës dhe i godet të gjithë.

Po dhunohen banorët nga hajdutët i vodhën pronën. Për herë të parë në 38 vitë profesion më ndaluan të hyj në spital. Qeveria i trajton qytetarët sikur të ishin armiqtë e saj.

Janë gati t’i kthejnë në reparte policore dhe spitalet vetëm që asnjë informacion të mos jetë te ju dhe çdo gjë fshihet. Ato pamje ku do të shikoni të moshuar mbi 74 vjeç të goditur me grushte dhe të dhunuar, me shenja dhune dhe të helmuar. Besoj se një situatë të tillë Shqipëria nuk e kishte parë kurrë dhe sot është dita për t’i vënë gishtin kokës çdo shqiptar, sepse kjo dhunë, kjo grabitje e pronës dhe lirive është te pragu i derës dhe po na kërcënon të gjithëve. Prandaj është një ditë e madhe reflektimi,”- tha Vasili.

Deklarata e Vasilit u bë pasi, ditën e sotme IKMT-ja ka zbarkuar në Astir për të shembur banesat e planifikuara. Gjatë aksionit ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, duke sjellë edhe dhjetëra të lënduar. Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar 10 persona në polici, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili u la i lirë disa orë më pas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike përplasjet e astirit 12 nëntor petrit vasili përplasjet e astirit 12 nëntor petrit vasili

Sondazh

Poll