Sport

Carlos Queiroz refuzon ofertën për të qenë trajner i Algjerisë...

Trajneri portugez nuk do ta drejtojë atë kombëtaren e këtij vendi afrikano-verior

14 Shkurt 2024, 18:32 Nga DOSJA
Carlos Queiroz refuzon ofertën për të qenë trajner i

ALGJERI - Carlos Queiroz ka refuzuar ftesën që i është bërë nga Federata Algjeriane e Futbollit për të marrë drejtimin e kombëtares së këtij vendi.

Trajneri 70-vjeçar portugez u kënaq shumë dhe e falënderoi Federatën Algjeriane për ofertën, por vendosi t’i përgjigjet negativisht.

Sipas Beneddra Naïm, gazetar i 'Goal France', federata më pas i ka përfunduar negociatat me Carlos Queiroz, duke kaluar në planin B... që mund të përfshijë një tjetër trajner portugez.

“Ai e vlerësoi shumë propozimin që iu bë nga Algjeria, për pasionin e tifozëve dhe talentit të lojtarëve të saj, por fatkeqësisht e mori këtë vendim”,- theksoi një burim nga organi federativ i atij vendi, duke mos e fshehur keqardhjen e këtij refuzimi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll