Sport

Guardiola tregon arsyen e zëvendësimit: “Bernardo Silva mori një goditje të madhe”

Ndërkombëtari portugez u largua në minutën e 78-të të ndeshjes Copenhagen-Man.City, në të cilën ai shënoi

14 Shkurt 2024, 19:01 Nga DOSJA
Guardiola tregon arsyen e zëvendësimit: “Bernardo Silva mori

DANIMARKE - I pyetur për arsyen që e shtyu të zëvendësonte Bernardo Silvën në minutën e 78-të të ndeshjes Copenhagen-Manchester City, ndeshja e parë të 1/16-tës së Champions League, që u mbyll me fitoren 3-1 të “Qytetarëve”, Pep Guardiola zbuloi se portugezi u largua pas disa ankesave, duke mos dhënë shumë detaje rreth gjendjes së mesfushorit. 

“Bernardo Silva mori një goditje të madhe”,- tha trajneri katalanas, pa dhënë më shumë informacione.

Bernardo Silva ishte titullar në mbrëmjen e djeshme në Copenhagen, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, në të cilën kontribuoi me një gol, në minutën e 45'+1, pas asistimit të Kevin de Bruyne, figurës së madhe të Manchester Cityt në Danimarkë, me një gol dhe dy asiste. 

Ndërkombëtari portugez u zëvendësua më vonë, në minutën e 78-të, për t'i hapur rrugë bashkatdhetarit të tij Matheus Nunes në fushë.

Në fund të ndeshjes, Bernardo Silva u zgjodh MOTM (Man Of The Match) në rrjetet sociale të Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll