Politike

Kryeministri Rama sot në Bruksel në orën 14:00, takim me Presidentin e KE, Charles Michel

Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

14 Shkurt 2024, 10:58 Nga h.k
Kryeministri Rama sot në Bruksel në orën 14:00, takim me
edi rama dhe charles michel

BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel në orën 14.00.

Më pas kreu i qeverisë shqiptare do zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

edi rama

Sondazh

Poll