Aktualitet

Informacioni gjeohapësinor, ASIG kalon në varësi të Kryeministrit

Disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojnë ndër të tjera edhe këtë.

13 Shkurt 2024, 21:44 Nga h.k
Informacioni gjeohapësinor, ASIG kalon në varësi të
Foto ilustruese

TIRANË-Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të kalojë në varësi të Kryeministrit.

Disa ndryshime në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë” përcaktojnë ndër të tjera edhe këtë.

Relacioni nënvizon se përveç ndryshimeve në ligj të cilat korrigjojnë ndryshimin e varësisë së ASIG nga ish-Ministri i Inovacionit dhe Administratës Publike tashmë tek Kryeministri, reforma strukturore institucionale bëri të nevojshëm rishikimin e aspekteve të ndryshme të kuadrit ligjor dhe institucional ekzistues në lidhje me sektorin e informacionit gjeohapësinor, kjo e lidhur edhe me përcaktimet ligjore në lidhje me BIG (Bordi i Informacionit Gjeohapësinor).

Disa nga ndryshimet dhe shtesat propozohen për pozicionimin e ASIG brenda sektorit të IG, në rol qendror në raport me institucionet e tjera, si dhe në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet publike përgjegjëse për temat e IG, duke synuar prodhimin dhe gjenerimin e informacionit të saktë, cilësor dhe në përputhje me standardet e miratuara, i përdorshëm në të mirë të qeverisjes dhe mirëqenies së qytetarëve” thuhet në relacion.

I njëjti vlerëson se në projektligj parashikohet pozicionimi i qartë i ASIG përkundrejt institucioneve të tjera të sektorit, roli i tij qendror, koordinues dhe monitorues, si dhe arkitektura e re e organizimit të funksioneve në këtë institucion.

Miratimi i këtij projektligji do të ndikojë pozitivisht në rritjen e përdorimit të IG nga institucionet publike, sipërmarrjet private dhe publiku, vlerën e shtuar të të dhënave gjeohapësinore ripërdorimin e tyre pa kufizime në funksion të vendimmarrjes dhe shërbimeve teknologjike.

Të rejat që synon të sjellë miratimi i këtij projektligji, duke i grupuar sipas katër synimeve strategjike të përcaktuara në Dokumentin e Politikave për Qeverisjen e Sektorit IG 2020-2030 të lidhura me: synimin strategjik disponueshmëria e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik dy për përdorimin e informacionit gjeohapsinor, synimin strategjik tre për funksionalitetin e sistemit IG shtetëror dhe synimin strategjik 4 miradministrimi i sektorit të informacionit gjeohapsinor. /Monitor

gjeohapesinor

Sondazh

Poll