Bota

Biden Dhomës së Përfaqësuesve: Është koha të merrni masa, dërgoni menjëherë projektligjin për paketën e ndihmave të huaja

Biden tha se do të ketë pasoja në sigurinë e amerikës nëse nuk bëjnë ballë pushtuesit që kërkojnë të copëtojnë territoret e fiqinjëve të tyre

13 Shkurt 2024, 22:12 Nga S.N
Biden Dhomës së Përfaqësuesve: Është koha të
Joe Biden

SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve të procedojë sa më shpejt të jetë e mundur me miratimin e projektligjit për ndihmën monetare prej 95 milardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, shkruajnë mediat e huaja.

Biden tha se do të ketë pasoja në sigurinë e Amerikës nëse nuk bëjnë ballë pushtuesit që kërkojnë të copëtojnë territoret e fiqinjëve të tyre: Nëse nuk i bëjmë ballë tiranëve që kërkojnë të pushtojnë ose copëtojnë territoret e fqinjëve të tyre, pasojat për sigurinë kombëtare të Amerikës do të jenë të rëndësishme.

Joe Biden u shpreh se është koha që Dhoma e Përfaqësuesve të marrë masa: Aleatët dhe kundërshtarët po na vëzhgojnë. Është koha që Dhoma të marrë masa dhe ta dërgojë menjëherë këtë projektligj dypartiak në tryezën time, në mënyrë që unë ta nënshkruaj atë në ligj.

Financimi është thelbësor për aftësinë e Kievit për të shmangur sulmet ruse dhe për të ruajtur ekonominë e tij të goditur ndërsa lufta hyn në vitin e saj të tretë.

Projektligji i SHBA-së do të duhet gjithashtu të votohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët, ku është përballur prej kohësh me kundërshtime.

Kujtohet se projektligji, i cili përfshin ndihmën për Ukrainën , Izraelin dhe Tajvanin, kaloi në Senatin amerikan të kontrolluar nga demokratët.

joe biden shba

Sondazh

Poll