Politike

Ambasadori britanik takim me Zaçaj/ King-Smith: Të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Ndër të tjera ata ranë dakord për të intesifikuar bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar.

13 Shkurt 2024, 21:02 Nga S.N
Ambasadori britanik takim me Zaçaj/ King-Smith: Të zbatohen vendimet
Foto nga takimi

TIRANË- Ditën e sotme ambasadori britanik, Alastair King-Smith është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ambasada britanike ka bërë një postim në Facebook ku ka theksuar se ne takim është diskutuar për arritjet e vitit 2023 mes tyre.

Ndër të tjera ata ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar.

Postimi i Plotë i Ambasadës britanike:

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith zhvilloi diskutime produktive me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ata diskutuan mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023, siç theksohet në raportin vjetor të Gjykatës dhe perspektivën për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri. Ata theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë. Ata ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”- thuhet në postimin e ambasadës së Mbretësisë së Bashkuar.

ambasada britanike holta zacaj

Sondazh

Poll