Politike

Salianji në mbledhjen e Kryesisë së Kavajës: Rinisim aksionin të bashkuar

Në postimin e tij Salianji thotë se bashkimi i PD ka gjallëruar të gjithë demokratët.

13 Shkurt 2024, 20:41 Nga S.N

 

Salianji në mbledhjen e Kryesisë së Kavajës: Rinisim
Ervin Salianji

KAVAJË- Pas takimit të sotëm ku u mblodh Kryesia e PD të Kavajës, Ervin Salianji ka reaguar me anë të një postimi në Facebook. Në postimin e tij Salianji thotë se bashkimi i PD ka gjallëruar të gjithë demokratët.

Pas konfliktive dhe përçarjeve që kishte në Partinë Demokratike, këshilltarët bashkiakë dhe drejtuesit kanë qëndruar mënjanë. E tani sipas Salianjit do të rinisë aksioni.

Qëllimi i demokratëve thotë Salianji është të ndalojnë korrupsionin dhe sundimin e Ramës. Ai ka thënë se protesta e 20 shkurtit është sinjali i parë i forcës së opozitës të unifikuar.

Postimi i Plotë i Ervin Salianjit:

Bashkimi ka rindezur dhe gjallëruar gjithë demokratët
Bashkimi ndodhi, edhe sot ne mbledhjen e kryesisë të Kavajës, ku mirëpritëm drejtuesin dhe këshilltarin e e parë bashkiak të dalë nga demokratët e siglës, shumë kishin qëndruar menjanë për shkak të konfliktit të zgjatur e tani rinisim aksionin të bashkuar.
Kemi një qellim; të ndalojmë mpirjen e Shqipërisë që është atrofizuar nga korrupsioni e sundimi i Ramës .
Të fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Kavajë.
Koha nuk pret!
20 shkurti do të jetë sinjali i parë i forcës së Opozitës së unifikuar, në një marshim bashkë me qytetarët, një energji që nuk ndalet më deri në triumfin e vlerave e demokracisë.

ervin salianji partia demokratie

Sondazh

Poll