Politike

Blofi i PD me protestuesin ‘e vdekur’/ Vokshi i del në mbrojtje Pampurit: Ashtu e kishte informacionin, personi ishte i sht

12 Nëntor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Blofi i PD me protestuesin ‘e vdekur’/ Vokshi i del në mbrojtje

Tiranë- Albana Vokshi, nga spitali i Traumës, aty ku shkoi për të vizituar të lënduarit nga përplasjet tek Astiri u  shpreh se askush nuk jep informacion  për numrin dhe gjendjen e të lënduarve.

“Në ambientin në të cilin është gjetur dhe Lindita, atje është hedhur gaz, në një ambient të mbyllur. Është krimiale ajo që ka ndodhur sot. Të hedhësh gaz mbi gratë e fëmijët është kriminale. Janë detyruar të dalin nëpër çati. Unë asnjë nga zonjat nuk gjeta këtu. Ka pasur djegie të gradës lartë. Spitali nuk na jep informacion. Ka edhe dhjetëra të arrestuar. Ne po kthehemi në protestë. Numri total i të lënduarve nuk dihet. Çdo gjë mbahet në terr informativ. Është kriminale kjo që po ndodh”, u shpreh Albana Vokshin.

Më tej ajo u ngacmua nga një gazetare për deklaratën e ish-deputetes Oriola Pampuri e cila deklaroi se kishte informacione se një person kishte humbur jetën.

“Kolegia ime u shpreh nga informacionet që i kanë dhënë. Ishte një person i shtrirë i dhunuar. Mbi të është ushtruar një dhunë nga Policia.  Në momentin e parë ka ardhur këtu pa ndjenja, prandaj u dha informacioni kështu.”, u shpreh ajo në mbrojtje të ish-deputetes.

Çfarë tha Orjola Pampuri?

“Zotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës.”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi oriola pampuri përplasjet e astirit 12 nëntor albana vokshi oriola pampuri përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll