Politike

Video/ Blofi i PD-së me Imallarin e vdekur, momenti kur Pampuri përhapi panik: Është në morg, ma konfirmuan

12 Nëntor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Video/ Blofi i PD-së me Imallarin e vdekur, momenti kur Pampuri

TIRANËDosja.al ju sjell më poshtë momentin kur ish-deputetja Orila Pampuri deklaroi se banori i Astirit ka vdekur dhe gjendet në morg. Ajo tha edhe emrin e banorit, Rrahman Imallarit, për të cilin siguroi më tej se është dërguar në morg.

Biseda në video

Pampuri: Zotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës.

Gazetari: Është e konfirmuar kjo?

Pampuri: Tani sapo ma konfirmojnë banorët që kishin komunikuar me familjarët. është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi. është një krim i cili lidhet drejtpërdrejtë me Edi Ramën.

Gazetari: Emrin e personit?

Pampuri: E njoh emrin që më thanë se ka vdekur. Bëhet fjalë për Rrahman Imallarin. Kam ndenjur me të gjatë protestave.

Por kjo gjë rezultoi e pavërtetë, pasi Dosja.al ju solli foton e Imallarit që ndodhej në shëndoshë e mirë në spitalin e Traumës pasi kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Qartë në foto dukej se banori i Unazës së Re nuk ka vdekur dhe se Pampuri alarmoi gjithë qytetarët me këtë fakeneës!

Edhe vetë ish-deputetja e kuptoi panikun që kishte krijuar dhe e ka fshirë transmetimin e këtij momenti nga profili i saj në Facebook.

Gjithsesi ju informojmë se përhapja e panikut konsiderohet njw vepër penale dhe sipas nenit 230 të Kodit Penal, kryerja e veprave me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fakenews i pd-se oriola pampuri rrahman imallari fakenews i pd-se oriola pampuri rrahman imallari

Sondazh

Poll