Bota

Refuzoi të ishte në të njejtën dhomë me Camillën, Princ Harry anashkalon kontaktin me njerkën e tij

Ndjenjat e Dukës së Sussex-it për Camilla-n, 76-vjeçare, u bënë të qarta në kujtimet e tij shpërthyese, "Spare", në të cilat ai e quajti atë "të rrezikshme" dhe "djallëzore".

13 Shkurt 2024, 17:53 Nga S.B
Refuzoi të ishte në të njejtën dhomë me Camillën,
Camilla dhe Princ Harry

MBRETËRI E BASHKUAR- Princi Harry ende nuk ka arritur të pranojë njerkën e tij, Mbretëreshën Camilla, sipas shoqes së saj prej shumë kohësh. Princi, i cili kaloi vetëm 24 orë në Londër për të vizituar babain e tij të prekur nga kanceri, Mbretin Charles III, javën e kaluar, thuhet se donte të mbante distancë nga Camilla.

“Harry preferoi të mos ishte në të njëjtën dhomë me njerkën e tij kur foli me Mbretin për diagnozën e tij të kancerit", shkroi shoqja e Camilla, Petronella Wyatt për The Telegraph të hënën.

Ndjenjat e Dukës së Sussex-it për Camilla-n, 76-vjeçare, u bënë të qarta në kujtimet e tij shpërthyese, "Spare", në të cilat ai e quajti atë "të rrezikshme" dhe "djallëzore". Harry i cili u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore në vitin 2020 dhe u transferua në SHBA me gruan Meghan Markle gjithashtu iu referua Camillës si "gruaja tjetër" në librin e tij, pothuajse dy dekada pasi ajo u martua me Charles.

Harry shkoi në kryeqytetin anglez për një takim 45-minutësh me babanë e tij pasi Pallati Buckingham zbuloi se monarku 75-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer.

 

mbreti charles camilla dhe charles

Sondazh

Poll