Bota

“Pështyni e shani, gjuani me shuplakë”/Ja si  udhëzohen serbët në veri të Kosovës të kundërpërgjigjen ndaj policisë

Këto fletëpalosje dyshohet se u janë shpërndarë qytetarëve serbë gjatë dhe pas protestës që u mbajt ditën e hënë në Mitrovicën e Veriut

13 Shkurt 2024, 17:08 Nga S.N

 

“Pështyni e shani, gjuani me shuplakë”/Ja si
Foto nga protesta

KOSOVË- Një organizatë e re serbe e quajtur “Mbrojtja Kombëtare”, po u shpërndan fletëpalosje qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Në këto fletë u jepen udhëzime qytetarëve se si të bëjnë rezistencë dhe t`i kundërvihen Policisë së Kosovës.

Këto fletëpalosje dyshohet se u janë shpërndarë qytetarëve serbë gjatë dhe pas protestës që u mbajt ditën e hënë në Mitrovicën e Veriut. Emri i organizatës “Mbrojtja e re” figuronte në fletpalosjet e shpërndara.

Në fletëpalosje shkruhej se si serbët në veri të Kosovës duhet të veprojnë kur shohnin patrullën e policisë:Gjuaj me gjërat që ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktej). Se si duhet të veprojnë kur shohin civilët: Pështyni, e shani dhe në rast se kundërpërgjigjet injorojeni por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

Mes të tjerash fletëpalosja udhëzon serbët e Kosovës për sasinë e përbërësve që duhet të përdorin ne mobilizimin ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar, se për këtë rast ka iniciuar procedurë për thirrje rezistence dhe nxitje urretjeje.

policia e kosoves serbet ne veri

Sondazh

Poll