Art&Argëtim

Studiot e ‘Warner Bros’ të rrezikuara nga flakët, policia evakuon të gjithë banorët, aktori 89-vjeçar qëndron brenda

12 Nëntor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Studiot e ‘Warner Bros’ të rrezikuara nga flakët, policia

SHBA- Ditën e djeshme një zjarr ka përfshirë studiot e kompanisë “Warner Bros”. Për shkak të këtij incidenti policia lokale ka arritur të evakuuojë të gjithë banorët që gjendeshin në vendngjarje për shkak se flakët ishin mjaft të fuqishme dhe rreziku ishte i lartë.

Ndërkohë që të gjithë vraponin të largoheshin e të shpëtonin jetën, i vetmi që nuk ka pranuar të largohet ka qenë aktori 89- vjeçar Clint Eastwood, dhe arsyeja e fortë që ai nuk është larguar ka qenë mospërfundimi i filmit të tij.

“Unë jam mirë, kam një punë për të përfunduar” – ka qenë përgjigjia e aktorit për policinë, ndërsa këtë lajm e ka bërë publik përmes rrjeteve sociale edhe djali i tij.

Kjo foto është bërë orë më parë.Siguria na tha të evakuonim të gjithë ata që ishin në studio. Por babai im 89 vjeçar tha: Jam mirë kam një punë për të bërë duke u kthyer sërish në studio‘.- ka qenë ky reagimi i djalit të aktorit të madh krahas fotos që flakët po i afroheshin zonës.

Burimi: hertfordshiremercury

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture clint eastwood merr flake kompania warner bros clint eastwood merr flake kompania warner bros

Sondazh

Poll