Art&Argëtim

“Kur të martohem do vij këtu”, Kejvina Kthella flet për burrin e ëndrrave

12 Nëntor 2019, 06:53 Nga DOSJA
“Kur të martohem do vij këtu”, Kejvina Kthella flet

Ish-velina e Xing, Kejvina Kthella është në qendër të lajmeve rozë për lidhjen e saj me atentatorin e akuzuar të 1 nëntorit, Redjan Rrajën. Redjan Rraja, i martuar në Krujë dhe me fëmijë, rezulton se ka patur një lidhje dashurie me Kejvinën dhe se kanë jetuar bashkë.

Tashmë ai është i arrestuar, dhe Kejvina vijon jetën e saj në spektaklin “Dance With Me”.

Mbrëmja e djeshme ishte relaksuese për modelen, e cila u pyet se si e imagjinon burrin e ëndrrave. Këtu ajo tha se kur të martohej do të vinte sërish në “Dance” për të folur për burrin.

“Nuk e di se nuk e kam menduar, kur të martohem do vij këtu”,-tha Kejvina.

Ta ketë patur për Redjanin? Mbetet për t’u parë…

Redjan Rraja u arrestua pak ditë më parë dhe cilësohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit.

Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja

Sondazh

Poll