Art&Argëtim

“Me zor domethënë…” Kiara Tito flet për dhimbjen që ka përjetuar nga ndarja me ish-in

12 Nëntor 2019, 10:00 Nga DOSJA
“Me zor domethënë…” Kiara Tito flet për

TIRANË- Moderatorja simpatike, Kiara Tito është një emër mjaft i përfolur në mediat rozë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku poston vazdimisht foto dhe video nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites  ‘Ftesë në 5’ nga ku ka folur edhe për jetën e saj private, në raport me lidhjet që ka pasur me meshkujt, duke sjellë gjithashtu edhe një shembull për të gjitha vajzat që mund të lëndohen nga një lidhje dashurie.

“Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, – është shprehur Kiara.

Ndërsa më tej moderatorja ka shpjeguar se në ditët e saj më të  vështira kur ndihej e mërzitur, kanë qenë të afërmit ato që i kanë  qëndruar afër.

 “Kam pak njerëz të dashur rreth vetes, por me ato shprehet çdo gjë. Nuk i mbaj dot për vete, kanë qenë dëgjues shumë të mirë. Kam nevojë për dëgjues, jo për këshillues…”-ka  thënë moderatorja.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kiara tito si e perjetoi ndarjen kiara tito si e perjetoi ndarjen

Sondazh

Poll