Bota

VIDEO/ Sulmi më shkatërrues ndaj këtyre automjeteve, turma e njerëzve i vë zjarrin makinës autopilot në SHBA

Një nga dëshmitarët tha për Reuters se njerëzit hidheshin mbi kapuçin e SUV-së dhe thyen xhamin e përparmë, ndërsa disa nga turma duartrokisnin në shenjë miratimi. 

13 Shkurt 2024, 08:06 Nga r.ll
VIDEO/ Sulmi më shkatërrues ndaj këtyre automjeteve, turma e
pamje nga sulmi

SHBA- Një turmë njerëzish sulmuan një makinë pa shofer, duke i vënë flakën në San Francisko mbrëmjen e së shtunës. "SUV"-i i bardhë, i prodhurar nga kompania e automjeteve autonome Waymo, u rrethua dhe u sulmua ndërsa ndodhej në lagjen Chinatown të ​​qytetit , tha një zëdhënës i kompanisë.

Në videot e postuara nga dëshmitarët shihen njerëz duke thyer xhamat dhe në fund shihet automjeti duke u djegur. Një nga dëshmitarët tha për Reuters se njerëzit hidheshin mbi kapuçin e SUV-së dhe thyen xhamin e përparmë, ndërsa disa nga turma duartrokisnin në shenjë miratimi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reuters (@reuters)

Një zëdhënës i Waymo tha se automjetit iu vu zjarri nga një fishekzjarre që u hodh brenda. Automjeti nuk po transportonte asnjë person dhe nuk raportohet për të lënduar.

Departamenti i Zjarrfikësve të San Franciskos postoi fotografi të pasojave në mediat sociale , duke pretenduar se zjarri nisi nga një fishekzjarrë. Megjithatë, ajo tha gjithashtu se ishte ende duke hetuar shkakun e zjarrit dhe nuk përmendi nëse janë bërë arrestime. 

Automjeti, një Jaguar I-Pace, është i pajisur me 29 kamera dhe sensorë të tjerë. Incidenti i së shtunës mbrëma shënoi sulmin më shkatërrues deri më tani ndaj automjeteve pa shofer në SHBA.

shba

Sondazh

Poll