Aktualitet

Detaje të reja nga vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz/Lala: Kishte mbi një muaj që ishte kthyer nga Kosova

27-vjeçarja ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj kosovar, me të cilin ishte martuar me mblesëri

12 Shkurt 2024, 21:58 Nga S.N

 

Detaje të reja nga vetëvrasja e 27-vjeçares në
Klodiana Lala

KAMËZ- 27-vjeçarja që i dha fund jetës duk u hedhur nga pallati ditën e djeshme, kishte më shumë se një muaj që ishte kthyer nga Kosova, aty ku ishte martuar. Gazetarja Klodiana Lala tha për "Open" , se ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kamëz.

27-vjeçarja ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj kosovar, me të cilin ishte martuar me mblesëri. Klodiana Lala ka mësuar se nëna e vajzës që vrau veten, i ka kërkuar policisë të mos e nxjerrin nga burgu vrasësin e vajzës së saj. Nëna e 27-vjeçares ka thënë se ai po përdor sëmundjen si alibi.

“Gruaja kishte ardhur vetëm një muaj e pak koha nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Para se të bullizojmë duhet të futemi në këpucën e asaj gruaje që përpiqej dëshpërimisht për të rritur fëmijën. Sot ajo nuk është më dhe ne duhet të ndihemi pak fajtor. Sot duhet të ndërgjegjësojmë shoqërinë shqiptare sa e rrezikshme është një foto e papërshtatshme në telefon.

Ajo ishte një vajzë që kishte një traumë për shkak të konflikteve me familjen e ish-bashkëshortit. Ishte larguar nga familja e tij, dhe mesa mora vesh ishte martuar me mblesëri. Nuk kam arritur të kontaktoj  më nënën sepse ishte shumë rëndë, por di që i kishte bërë thirrje policie të mos e lejojnë të dalë nga burgu. Ai e përdorur sëmundjen si alibi”, tha Klodiana Lala.

kamez

Sondazh

Poll