Aktualitet

Zjarr në një banesë në Fier, brenda ndodheshin dy të moshuar

Nga flakët nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme material.

12 Shkurt 2024, 16:34 Nga S.N
Zjarr në një banesë në Fier, brenda ndodheshin dy të
Pamje nga banesa

FIER- Mesditën e sotme rreth orës 14:30 një banesë është përfshirë nga flakët. Ngarja ka ndodhur në Hoxhare të Fierit në katin e parë të një pallati tre katësh.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët arritën të dilnin në kohë. Nga flakët nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Falë ndërhyrjes së shpëjtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll. Të moshuarit u dërguan në spitalin e Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi i flakëve.

 

 

 

zjarr ne fier

Sondazh

Poll