Politike

Salianji: Demokratët duan bashkim, Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë

Salianji konfirmon bashkimin e demokratëve, të cilët janë të përçarë prej 2 vitesh.  

12 Shkurt 2024, 16:21 Nga S.N
Salianji: Demokratët duan bashkim, Shqipëria ka nevojë për
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një postim në Facebook sa i përket mbledhjes së realizuar sot nga Partia Demokratike. Salianji konfirmon bashkimin e demokratëve, të cilët janë të përçarë prej 2 vitesh.  

Ai është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë. Salianji zotohet se Partia Demokratike do të forcojë nevojat e shqiptarëve dhe verdiktin e demokratëve.

Postimi i Plotë i Ervin Salianjit:

Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim!
Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës!
Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bejme sot, asgjë më shumë.
Vendimet e mëtejshme nuk janë vetëm rezistenca por veprimi me gjithë fuqinë tonë ndaj rrezikut serioz që i kanoset vendit nga korrupsioni dhe sundimi i Ramës!

 

Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur të gjithë bashkë pas gati 2 vitesh. Mbledhja u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji.

ervin salianji partia demokratike

Sondazh

Poll