Bota

Biden do të takohet me Mbretin e Jordanisë, i cili kërkon armëpushim në Gazë

Ata pritet të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gazë dhe shqetësimet e mëdha për një ofensivë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar, Rafah.

12 Shkurt 2024, 19:42 Nga h.k
Biden do të takohet me Mbretin e Jordanisë, i cili kërkon
Foto ilustruese

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të takohet të hënën në Shtëpinë e Bardhë me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Ata pritet të bisedojnë edhe për përpjekjet e vazhdueshme për lirimin e pengjeve që po mbahet në Gazë dhe shqetësimet e mëdha për një ofensivë ushtarake të Izraelit në qytetin kufitar, Rafah.

Po ashtu ky do të jetë takimi i parë mes dy aleatëve prej se u vranë tre ushtarë amerikanë nga një sulm me dronë kundër bazës amerikane në Jordani muajin e kaluar. Bideni i ka fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani për këtë sulm vdekjeprurës.

Bideni dhe aleatët e tij janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një ndërprerje tjetër në luftën e Izraelit kundër Hamasit, në mënyrë që të dërgohen ndihma në Gazë dhe të lirohen pengjet. Shtëpia e Bardhë është duke u përballur me kritika nga amerikano-arabët për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Izraelit përballë rritjes së numrit të të vrarëve në Gazë.

Duket se një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve është afër. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të dielën se hapur rruga për një marrëveshja sipas të cilës do të liroheshin pengjet që po mbahen nga Hamasi në Gazë në këmbim të një armëpushimi, sipas Associated Press.

Mbreti Abdullah, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për ndaljen e luftës së Izraelit, pritet t’i kërkojë Bidenit ta mbështetë një armëpushim të menjëhershëm.

Bideni dhe aleatët e tij janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një ndërprerje tjetër në luftën e Izraelit kundër Hamasit, në mënyrë që të dërgohen ndihma në Gazë dhe të lirohen pengjet. Shtëpia e Bardhë është duke u përballur me kritika nga amerikano-arabët për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Izraelit përballë rritjes së numrit të të vrarëve në Gazë.

Duket se një marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve është afër. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha të dielën se hapur rruga për një marrëveshja sipas të cilës do të liroheshin pengjet që po mbahen nga Hamasi në Gazë në këmbim të një armëpushimi, sipas Associated Press.

Mbreti Abdullah, i cili ka qenë i zëshëm në thirrjet e tij për ndaljen e luftës së Izraelit, pritet t’i kërkojë Bidenit ta mbështetë një armëpushim të menjëhershëm./REL 

joe biden

Sondazh

Poll