Tensionet në Astir/ Lesi kundër Bashës: Duhet të ishe mes banorëve, ballë për ballë t’i tregosh dhëmbët Ramës, faji
12 Nëntor 2019, 09:02Nga DOSJA
Tiranë- Nikollë Lesi ka reaguar ndaj shembjes së banesave në zonën e Astirit. Ai thekson se kreu i opozitës Lulzim Basha ka braktisur sot banorët pasi duhet të ishte me ta në qëndresën e tyre.
“Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë ti përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.”, reagon Nikollë Lesi. Ky i fundit ka theksuar më tej se për këtë fajin e ka dhe SHBA me BE-në, të cilat kanë mbështetur së fundmi shumë Ramën edhe me çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Pjesë nga shkrimi:
Ndodhi ajo që pritej. Rama e dha urdhërin final që shtëpitë te “Astiri” të prishen me forcë. Realisht deri tani ka hezituar nga frika e opozitës dhe ndërkombëtarëve. Por për dreq dje dy nga ambasadat kryesore e mbështetën në aktin e tij të hapur antikushtetues në zgjedhjen e dy anëtarëve të gjykatës kushtetuese. E pse të mos marrë zjarr kryeministri ndaj banorëve të Astirit?! Edhe kryeopozitari Basha vazhdon “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ndërsa siç e shkruan bukur analisti Andi Bejtja se “rruga e Bashës duhej të ishte sot të “rruga e Astirit”. Nuk mbrohen banorët nga bandat e dhunës policore me dy apo tre deputetë të opozitës, por duhej lideri Basha dhe krejt populli opozitar që mbrëmë të ishin aty, kur u mor vesh se qindra forca policie rrethuan zonën për shembje të shtëpive. Opozita duhej aty ballë për ballë, e dhunës me dhunë t’i përgjigjej. Ndaj kryeministri tregon dhembët me forcën e policisë.
Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Francë- Mbërmjen e djeshme Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar në takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.Vetë Presidenti ka publikuar ...
Serbri- Dy ditë më parë u zhvillua në Ohër mbledhja e dytë e “Mini-shengenit Ballkanik” , ku të tre liderët e Ballkanit, Edi Rama, homologun i tij maqedonas, Zo...
ITALI- Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, i cili prej disa vitesh është pjesë e stafit të “Le Iene” ka komentuar në rrjetet sociale protagonizmin e ministrit të...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur sot pyetjeve rreth rolit të tij në operacioni ne shpëtimit të Alvin Berishës. Në emsionin “O...
TIRANË- Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, iu përgjigj Presidentit Ilir Meta në emisionin “Real Story” të gazetarit...
TIRANË– Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Ditën e nesërme në orën 11:00 Komisioni për Politikën e Jashtme do të zhvill...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës. Në fjalën e tij, Rama ...
TIRANË- Opozita dhe maxhoranca po vijojnë punën paralelisht për Reformën Zgjedhore, ku secila po punojnë nga një draft. Sot opozita ka zhvilluar një mbledh...