Politike

‘Kosova pjesë e Serbisë’/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama– Vuçiç, harta që po sjell reagime

12 Nëntor 2019, 07:17 Nga DOSJA
‘Kosova pjesë e Serbisë’/ Si shihet në Beograd

Serbri- Dy ditë më parë u zhvillua në Ohër mbledhja e dytë e “Mini-shengenit Ballkanik” , ku të tre liderët e Ballkanit, Edi Rama, homologun i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç u dakordësuan në 9 pika. 

Pas kësaj mbledhje u publikua një hartë nga gazeta serbe Blic, ku shihet territori i Kosovës brenda kufijve të Sebisë. Kjo hartë ka sjellë shumë reagime. Në shkrimin e saj gazeta serbe fle për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik. Ajo bën një analizë të situatës dhe përmet edhe taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.

Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, ka dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën. Për këtë Rama u shpreh se Kosova është vetëpërjashtuar nga nisma.

Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së. 

Burimi: Blic 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazeta blic mini shengen ballkanik gazeta blic mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll