Politike

"Qëllimi i qeverisë shkatërrimi i bujqësisë", Meta: PL do të japë një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Partia e Lirisë do të japë një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

12 Shkurt 2024, 09:39 Nga r.ll
"Qëllimi i qeverisë shkatërrimi i bujqësisë",
ilir meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk mund të ndalet shpopullimi kur qëllimi i qeverisë është shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe prodhimit vendas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Partia e Lirisë do të japë një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

POSTIMI:

Si mund të ndalet shpopullimi kur këtu është i qëllimshëm shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, shkatërrimi i prodhimit vendas? Kanë vënë edhe një kriter tani, thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh një subvencion nga ana e qeverisë.

Por mbi 70% e gjithë atyre fermerëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë më shumë se 10 lopë, sepse nuk kanë mundësi, sepse nuk i mbështet kush. Edhe ata që kanë më shumë se 10, marrin 98 euro për kokë subvencion.

Por a e dini ju se sa merr një fermer në Bashkimin Europian për një lopë? 900 Euro. Do thoni ju BE-ja? Ja këtu kemi Serbinë, 358 Euro për një lopë, përveç subvencionit që merr edhe për çdo litër qumësht.

Ne do të japim një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Shkurt 2024, 22:04 N.F

PD mbledh nesër Grupin parlamentar

PD TIRANË- Grupit parlamentar i PD-së do të zhvillojë nesër mbledhje në orën 15:00 në selinë qendrore të ...