Politike

Misteri i fotos së Ramës me syze, kujt i interesonte kontrasti me Veliajn?

Detajet e fotos janë aq ekspresive, sa duket sikur është shperndarë nga brenda PS për të dhënë një mesazh kundër Ramës.

11 Shkurt 2024, 21:09 Nga Dosja.al

 

Misteri i fotos së Ramës me syze, kujt i interesonte kontrasti me
Kryeministri Rama me syze

TIRANË- Një foto e padëshiruar ka dalë sot nga Asambleja e Partisë Socialiste për tu shpërndarë në rrjetet sociale. Detajet e fotos janë aq ekspresive, sa duket sikur është shperndarë nga brenda PS për të dhënë një mesazh kundër Ramës. Siç shihet, ne plan të parë është Erion Veliaj duke folur ne mënyrë ernergjike përballe asamblese, ndersa në krah te tij, duket Edi Rama, i lodhur, i pamundur për të lexuar pa syze raportin qe Veliaj eshte duke e shpjeguar pa letër.


Askush më mirë se kaq nuk mund ta evidentonte kohën e kaluar të Edi Ramës, kontrastin e brezave dhe nevojen për ndryshim. Nuk duhet autori i kësaj fotoje me shumë kuptim, por duket se ata që e kanë shpërndarë janë në krah te Erjon Veliajt në luftën e fshehtë të tij për të marrë partinë. Edi Rama e ka shmangur vazhdimisht shfaqjen në publik me syze.

Fobia e tij është pikerisht ky ekspozim si politikan i vjetër, pa energji. Jo më kot edhe në fushatën e fundit elektorale zgjodhi një këngë tallava, jo pa arsye kujdeset që të mos ketë rrudha në fytyrë, apo veshjet të jenë të shtrenja dhe bashkëkohore, në stil rinor. Gjithë kete operacion make up-i e ka prishur kjo foto e hedhur sot. Aq më tepër e vënë në kontrast me Erjon Veliajn.

edi rama erjon veliaj syze asambleja kombetare e ps

Sondazh

Poll