Bota

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Ferizaj, plagosen 10 persona, mes tyre edhe një zjarrfikës

Sipas policisë mësohet se nëntë persona janë plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se lëndime trupore ka marrë edhe një zjarrfikës

12 Shkurt 2024, 09:30 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Ferizaj,
Foto ilustruese

FERIZAJ- Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Ferizaj. Sipas policisë mësohet se nëntë persona janë plagosur. Gjithashtu bëhet me dije se lëndime trupore ka marrë edhe një zjarrfikës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zajrrit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

zjarr plagosje zjarrfikes

Sondazh

Poll