Aktualitet

Makina del nga rruga në Belsh, plagoset nëna me dy fëmijët e saj, dërgohen në spital

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

11 Shkurt 2024, 17:05 Nga N.F
Makina del nga rruga në Belsh, plagoset nëna me dy fëmijët
Pamje nga vendi i ngjarjes

BELSH- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:45 në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë". Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët. Për shkak të aksidentit janë plagosur tre persona, një nënë me dy fëmijët e saj. Sipas njoftimit të policisë është dëmtuar lehtë dhe po merr ndihmë mjekësore vajza e cila është 8 vjeç.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë. Të plagosurit janë transportuar nga një mjet privat drejt spitalit të Beratit.

Njoftimi i policisë:

Belsh/Informacion paraprak/ Rreth orës 16:45, në aksin rrugor "Belsh-Kuçovë", automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët. Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

belsh aksident plagosje

Sondazh

Poll