Aktualitet

Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare, zgjedhjet parlamentare i vetmi fokus

Mësohet se në fokusi të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në përfundim të mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama i ka njoftuar të tijët se Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

11 Shkurt 2024, 16:09 Nga h.k
Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare, zgjedhjet parlamentare
Foto ilustruese

TIRANË-Pas 5 orësh diskutime ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e mbajtur me dyer të mbyllura, e mbajtur këtë të diel në një lokal në periferi të Tiranës.

Mësohet se në fokusi të diskutimeve ka qenë riorganizimi i partisë dhe diskutimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në përfundim të mbledhjes, kryesocialisti Edi Rama i ka njoftuar të tijët se Asambleja e PS-së do të rimblidhet sërish më 16 mars, por këtë herë në qytetin e Durrësit.

Në mbledhjen e sotme kanë raportuar mbi performancën drejtuesit e qarqeve në Tiranë, Berat, Shkodër, Lezhë dhe Fier, ku janë evidentuar problematika dhe janë lënë detyrat.

asambleja kombetare e partise socialiste

Sondazh

Poll