Bota

Fitoi me rezultat të ngushtë, Alexander Stubb presidenti i ri i Finlandës

Stubb fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale duke mundur anëtarin liberal të Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto.

11 Shkurt 2024, 21:46 Nga N.F
Fitoi me rezultat të ngushtë, Alexander Stubb presidenti i ri i
Alexander Stubb

FINLANDË- Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë është preisdenti i ri i Finlandës. Stubb fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale duke mundur anëtarin liberal të Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto.

Sipas të dhënat e ministrisë së drejtësisë Stubb siguroi 51.6% të votave pasi ishin numëruar 99.7% e tyre kundrejt 48.4% të Haavisto-s. Presidenti i ri e quajti fitoren e tij “nderin më të madh” të jetës së tij.

“Ndjenja është e qetë, e përulur, por sigurisht në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës që finlandezët në një numër kaq të madh kanë votuar dhe që unë mund të shërbej si president i Republikës së Finlandës”, tha ai.

Stubb kishte fituar raundin e parë më 28 janar me 27.2% të votave përpara Haavisto me 25.8%. Ai gjithashtu ka udhëhequr Haavisto në sondazhet e opinionit, së fundmi me 6-8 pikë përqindjeje.

 

alexander stubb zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll