Bota

Bisedë telefonike me Netanyahu-n, Biden i kërkon kryeministrit izraelit që të mbrojë të zhvendosurit në Rafah

Telefonata e Presidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte "e tepruar”.

11 Shkurt 2024, 20:21 Nga N.F
Bisedë telefonike me Netanyahu-n, Biden i kërkon kryeministrit
Biden dhe Netanyahu

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden i tha kryeministrit Benjamin Netanyahu të dielën se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.

Telefonata e Presidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte "e tepruar”.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike u përqëndrua gjithashtu në përpjekjet e vazhdueshme për të bërë të mundur lirimin e pengjeve të marra nga grupi Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Agjencitë e ndihmave thonë se një ndërhyrje në Rafah do të ishte katastrofike.

Marrë nga VOA

biden netanyahu shba gaza

Sondazh

Poll