Bota

"Kurti urren Kombet e Bashkuara", Vuçiç: Ai insiston vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj

 Vuçiç më tej në fjalën e tij shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po kontribuon në çtensionim të situatës.

11 Shkurt 2024, 20:08 Nga N.F

 

"Kurti urren Kombet e Bashkuara", Vuçiç: Ai insiston
Kurti dhe Vuçiç

 

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një deklaratë të lëshuar së fundmi është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb me seancën e zhvilluar në Këshillin e Sigurimit në OKB. Vuçiç më tej në fjalën e tij shtoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po kontribuon në çtensionim të situatës.

”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit. Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta,” tha presidenti serb.

Vuçiç për Pavlovic Today përmendi edhe qasjen e Kurtit në raport me SHBA-në dhe NATO-n ku sipas tij kreu i Kosovës urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri. Kurti urren Kombet e Bashkuara,” u shpreh Vuçiç.

kurti nato okb vuçiç

Sondazh

Poll