Aktualitet

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e Leklit-Këlcyrë, bllokohet qarkullimi

Për shkak të erërave të forta janë rrëzuar disa pemë të cilat kanë sjellë bllokimin e rrugës kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë në drejtim të zonës së Përmetit.

11 Shkurt 2024, 15:46 Nga N.F

Era e fortë rrëzon pemët në rrugën kombëtare Ura e

Pamje nga vendi i ngjarjes

PËRMET- Një tjetër aks është bllokuar pas ndryshimit të motit në vend. Për shkak të erërave të forta janë rrëzuar disa pemë të cilat kanë sjellë bllokimin e rrugës kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë në drejtim të zonës së Përmetit.

Pemët janë rrëzuar në vendin e quajtur Uji i Zi ku ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit. Mësohet se po pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve. Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.

era e forte bllokim rruge permet

Sondazh

Poll