Bota

Anëtarësimi në BE, Orban: Serbia ka mundësi të tjera, nëse nuk e integrojmë do ta humbasim atë

Kryeministri hungarez e quajti gjithashtu zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor një “prioritet kryesor” për Budapestin gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, i cili fillon më 1 korrik.

11 Shkurt 2024, 17:52 Nga N.F

Anëtarësimi në BE, Orban: Serbia ka mundësi të tjera,

Viktor Orban dhe Vuçiç

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në një deklaratë së fundmi është shprehur se Serbia duhet të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian përndryshe Beogradi do të zgjedhë bashkëpunimin me partnerët e tjerë dhe Brukseli do ta humbasë këtë vend.

“Ne duhet ta kryejmë detyrën e vjetër të zgjerimit përpara se të fillojmë një zgjerim të ri me Ukrainën. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt që të jetë e mundur, do ta humbasim atë. Serbia ka mundësi të tjera. Sapo ka përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën“, tha Orban për gazetën austriake, Die Presse.

Kryeministri hungarez e quajti gjithashtu zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor një “prioritet kryesor” për Budapestin gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian, i cili fillon më 1 korrik. Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme të Serbisë, Tomislav Momiroviç dhe Ministri i Tregtisë së Republikës Popullore të Kinës, ëang ëentao nënshkruan më 17 tetor 2023 në Pekin një marrëveshje për tregtinë e lirë ndërmjet dy vendeve. Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç ajo mund të hyjë në fuqi në maj ose qershor të këtij viti.

viktor orban vuçiç

Sondazh

Poll