Bota

Rrëshqitjet e dheut, shkon në 54 numri i të vdekurve në Filipine

Rëshqitjet e dheut ndodhën pasditen e së martës, pranë një miniere ari në Maco City

11 Shkurt 2024, 17:43 Nga S.N
Rrëshqitjet e dheut, shkon në 54 numri i të vdekurve në
Pamje nga vendngjarja

FILIPINE- Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Filipinet jugore numri i të vdekurve ka shkuar në 54. Rëshqitjet e dheut ndodhën pasditen e së martës, pranë një miniere ari në Maco City, shkruajnë mediat e huaj.

Në një postim në Facebook qarku i Davoe de Oro tha se numri i të vdekurve kishte shkuar në 54 nga 37 që kishte qënë më parë pasi ekipi i kërkim-shpëtimit nxorri trupa të tjerë.

Zyrtari i qarkut tha se më shumë se 300 njerëz u përfshinë në operacionet e shpëtimit por pengesë u bënë rreshjet e dendura të shiut. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur rajonin e Davao de Oro gjatë javëve të fundit duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

filipine

Sondazh

Poll