Aktualitet

EMRI/ Prej 3 muajsh i zhdukur, 66-vjeçarja denoncon humbjen e të vëllait, 49-vjeçari rezulton se ka hyrë në vend nga Greqia

Muka është denoncuar i zhdukur në Komisariatin e Policisë Korçë nga e motra, 66-vjeçarja me inicialet D.M.

11 Shkurt 2024, 13:08 Nga M.B
EMRI/ Prej 3 muajsh i zhdukur, 66-vjeçarja denoncon humbjen e të
Foto ilustruese


KORÇA- 49-vjeçari Flori Muka është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij, pasi prej tre muajsh kanë humbur kontaktet me të. Muka është denoncuar i zhdukur në Komisariatin e Policisë Korçë nga e motra, 66-vjeçarja me inicialet D.M. Në fakt mësohet se 49-vjeçari ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri në datën 18.11.2023, pra rreth 3 muaj më parë.

Familjarët ndërkohë e kanë denoncuar si rast vetëm tani, ndërsa ende nuk dihet gjë në lidhje me pretendimet e tyre për zhdukjen e tij. Ndërkohë policia po vijon me kërkimet.

Njoftimi:

Më datë 10.02.2024, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja D. M., 66 vjeçe, banuese në fshatin Biranj, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin F. M., 49 vjeç, për vendndodhjen e të cilit, nuk ka dijeni. Menjëherë pas kallëzimit kanë nisur verifikimet, nga të cilat ka rezultuar se 49-vjeçari ka hyrë në Shqipëri, nga Greqia. Vijon puna për gjetjen e tij.

korca policia

Sondazh

Poll