Aktualitet

“Prokuroria po mbron kolegun”, gjyqtarja: Ja çfarë dosje kam pasur me Dyrmishin

Ajo tregoi në Euronews se nuk ka pasur asnjë konflikt me parë me kolegët në Gjykatën e Tiranës, ndërsa shpreh bindjen se prokurori Adriano Dyrmishi ka qenë kundër saj.

10 Shkurt 2024, 21:56 Nga r.ll
“Prokuroria po mbron kolegun”, gjyqtarja: Ja çfarë dosje
arnisa këlliçi

TIRANË-Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka thënë se prokuroria arriti në konkluzionin se ajo kishte shkruar vetë letrën e kërcënimit ndaj vetes pas një hetimi jo të plotë vetëm për të mbrojtur kolegun e tyre, prokurorin Adriano Dyrmishi.

Ajo tregoi në Euronews se nuk ka pasur asnjë konflikt me parë me kolegët në Gjykatën e Tiranës, ndërsa shpreh bindjen se prokurori Adriano Dyrmishi ka qenë kundër saj.

“Mendoj se kërcënimi lidhet me pozicionin tim si gjyqtare, në lidhje me distancën qw kam mbajtur ndaj disa prokurorëve. Kam pasur një çështje me Dyrmishin me objekt shitje narkotikësh, i  kam bërë me dije se duhet të jetë prezencë në seanca më ka thënë se ka qenë në një drekë. Ajo çështje ka pasur konflikt interesi dhe unë kam kërkuar që të zgjidhet. Se di a ka lidhje me këtë shpresoj që hetimi të shkojë në fund”,  tregoi ajo.

arnisa kelliçi

Sondazh

Poll