Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët në Orikum përhapen në kodrat e qytetit

Ndërkohë një vatër aktive vijon në pyllin e Sodës, në Memaliaj dhe në Fier.

10 Shkurt 2024, 20:46 Nga r.ll
Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët në
foto nga zjarri

ORIKUM- Vatra e tretë e zjarrit është raportuar në jug të vendit, kësaj radhe në Orikum.  Mësohet se flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre dhe për shkak të erërave të forta janë përhapur në kodrat e qytetit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, të cilët po ndihmohen edhe nga banorët e zonës.

Ndërkohë një vatër aktive vijon në pyllin e Sodës, në Memaliaj dhe në Fier.

zjarr ne orikum

Sondazh

Poll