Aktualitet

Arrestohet në Itali i riu shqiptar, gjatë ndjekjes nga policia hodhi nga dritarja drogën që po transportonte

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg.

10 Shkurt 2024, 17:55 Nga r.ll
Arrestohet në Itali i riu shqiptar, gjatë ndjekjes nga policia hodhi
droga e sekuestruar

ITALI- Një 26-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij. Pasi u pikas nga oficerët e komisariatit të Civitavecchias në Itali, patrulla urdhëroi shqiptarin të ndalonte makinën, por arriti të largohej pas një manovre të shpejtë.

Gjatë ndjekjes, policia ka vënë re se i riu teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë, shkruajnë mediat italiane. 

26-vjeçari u kap më pas nga policia falë ndërhyrjes së një patrulle tjetër, ndërsa u zbuluar se brenda çantës së shpinës dhe kutisë, policia gjeti blloqe të shumta kanabisi me peshë totale 2.2 kg. Pas ndalimit iu gjetën 5 fishekë të kalibrit 22 të fshehura në një çantë të vogël dhe 457 euro, dyshohet të përfituara nga shitja e drogës.

shqiptar i arrestuar ne itali

Sondazh

Poll