Aktualitet

Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, era favorizon përhapjen e flakëve

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe autobotët me ujë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

10 Shkurt 2024, 18:24 Nga r.ll
 
Zjarr në pyllin e Sodës në Vlorë, era favorizon
zjarri ne vlore

VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë dhe si pasojë e erërave të forta flakët po përhapen në zonë.

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe autobotët me ujë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa pranë.

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll